Ora News - Rama e Tsipras do të takohen të enjten në Davos të Zvicrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë do të takohen gjatë punimeve të samitit të Davosit në Zvicër. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, gjatë deklarateve për shtypin në Bruksel. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek takimi do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:45

Duket se takimi Rama ? Tsipras nuk do të jetë thjesht protokollar, por madje tepër thelbësor.

Ministri Kotzias tha se në takimin e tyre ata do të çertifikojnë rezultatet e bisedimeve të Korçës, ku sipas Kotziasit të dy palët arriten dakordësi për mosmarrëveshje dhe probleme të 70 viteve të fundit.

Në fakt, dita e sotme ka qenë tepër e mbushur për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Mëngjesin e të hënës, ministria e jashtme greke përshëndeti fillimin e punimeve për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë Shqipëri.

Nga Brukseli, ministri i jashtëm Kotzias tha se gjen rastin të shprehë edhe njëherë kënaqësinë për këtë zhvillim. ?Qeveria shqiptare kishte kurajën dhe vullnetin politik që të miratojë dy ligje zbatuese për marrëveshjen që ishte nënshkruar në vitin 2009...

?Vlerësoj jashtëzakonisht faktin se më në fund qeveria shqiptare po avancoj me hapa të guximshëm në realizimin e marrëveshjeve, ashtu siç është e obliguar të veprojë edhe pala greke?, tha Kotzias.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-e-tsipras-do-te-takone-ne-davos-te-zvicres

Recommended