Tsipras: Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend

  • 6 years ago
Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh i bindur se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin grek pa asnjë problem, duke shtuar se zgjedhjet në Greqi do të mbahen pasi marrëveshja të ratifikohet, përkatësisht në tetor të vitit 2019. Cipras theksoi se pavarësisht mos-marrëveshjeve me partnerin e koalicionit, Panos Kamenos ekziston shumica e nevojshme parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes, madje kjo shumicë do të ishte edhe më e gjerë nëse partia më e madhe opozitare do t?i lejonte deputetët e vetë të votonin.

Recommended