Report TV - Momenti kur dalin nga selia e PD Kryemadhi e Vasili

  • 6 years ago
TIRANE-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili zhvilluan një takim me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu për rreth 90 minuta.
Në qendër të bisedës mes dy drejtuesve të forcave më të mëdha opozitare në vend ishte strategjia për aksionin opozitar me protestat që pritet të kulmojnë në janar. Basha dhe Kryemadhi koordinuan aksionin për protestat me qëllim largimin e qeverisë ?Rama 2?.

Pas protestës së fundit në 18 dhjetor kur u zgjodh kryeprokurorja e re Arta Marku, opozita paralajmëroi se në janar do të rifillonte aksioni. Edhe pse nuk ka një datë se kur do të zhvillohet protesta e radhës, burime për Report Tv pohojnë se do të jetë pas datës 20 Janar.

Recommended