Report TV - Basha futet live nga selia e PD, ka një thirrje për shqiptarët

  • 5 years ago
Teksa në Shqipëri i ka bojkotuar deri më tani zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në pritje të një sinjaleve prej tij për tu ulur në dialogun e kërkuar nga kryeministri Edi Rama, lideri demokrat Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i drejtohen kutive të votimit. Por jo atyre në Shqipëri për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiak, por për zgjedhjet Evropiane për Parlamentin Evropian.

Lulzim Basha është shfaqur në selinë e Partisë Demokratike me një video selfie dhe një apel për shqiptarët që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian, ku u kërkon të votojnë në zgjedhjet europiane për partitë e djathta, partitë simotra të Partisë Popullore Europiane.

Mesazhi i Lulzim Bashës
?Të dashur miq ju përshëndes nga selia qendrore e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Tiranë. Ky mesazh iu drejtohet të gjithë bashkëqytetarëve tanë, të gjithë bashkatdhetarëve tanë dhe gjithë shqiptarëve, të gjithë bashkëkombësve tanë kudo ku ndodhen në shtetet anëtare të BE-së. Vëllezër dhe motra, në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje, për standardet dhe vlerat europiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomike dhe dinjitetit për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Këto janë vlerat europiane për të cilat lufton Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar. Por këto ditë një betejë tjetër po zhvillohet në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Zgjedhjet për PE janë një betejë për vlerat europiane, janë një betejë për ta mbajtur Europën të fortë e të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendjehapur dhe vendosur për të siguruar integrimin europian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE së toku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Recommended