Ora News – Shkodër, një ditë më pas, ja shenjat e plumbave në lokalin ku ndodhi masakra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas vrasjes lokali ku ndodhi vrasja është i mbyllur. Një ndërtesë dy katëshe e cila tashmë i ka mbyllur qepenat që ndahen nga një Shqiponjë me dy krena.
Në mur duken qartë shenjat e plumbave të shkaktuara nga kallashnikovi, arma e autorit Miklovan Parubi, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Një banor i zonës tha se njëri prej të plagosurve ishte nipi i pronarit të lokalit, ndërsa viktima dhe autori ishin miq dhe mbrëmjen e së hënës, 3 tetor ata po luanin bashkë poker.
Plumbat e breshërisë së kallashnikovit kanë rezultuar fatal për Arjet Saitin, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç duke i lënë të vdekur në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-dite-me-pas-ja-shenjat-e-plumbave-ne-lokalin-ku-ndodhi-masakra/

Recommended