Report TV - I dyshuari si grabitës i Bankës tek 21 Dhjetori paraqitet në polici

  • 7 years ago
TIRANË-Grabitja e bankës së nivelit të dytë tek zona e ?21 Dhjetorit? në Tiranë ka vënë në lëvizje Policinë.

Personi që shihni në fotografi konsiderohet nga grupi hetimor si një prej dy grabitësve të mundshëm.

Fotoja është shkëputur nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga grupi hetimor tek bizneset rrotull Bankës.

Burime thone se, personi që shihni në foto ka bërë lëvizje të dyshimta rreth e rrotull Bankës ndërsa momenti që shihni në foto është fiksuar 5 minuta para grabitjes.

Recommended