Report TV - Thaçi dekoron Dritëro Agollin: Besuat te Kosova e lirë kur të tjerët s'e bënë

  • 8 years ago
Në vijim të vizitës zyrtare në Tiranë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar shkrimtarin Dritëro Agolli me medaljen "Urdhri i Pavarësisë". Thaçi vizitoi shtëpinë e shkrimtarit me rastin e 85-vjetorit të tij të lindjes, ku edhe i dorëzoi dekoratën si kontribut të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

?Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne?, i tha Thaçi Agollit.

Recommended