Balla e akuzoi për Balilin, Panariti: Kur je i zhytur në baltë, tenton të spërkatësh të tjerët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cilëson shpifje të ulëta akuzat e deputetit soacialist Taulant Balla, se në kohën kur ishte Ministër ka firmosur kontratat për ti dhënë me qira tokat shtetërorë, Klement Balilit.

I ftuar në Ora News, Panariti tha se Ministri nuk jep kontrata qiraje por as komisionet që janë marrë me atë punë nuk kanë firmosur asnjë kontratë qiraje me ndonjë person me precedent kriminal.

Panariti: Është një gjë shumë qersharake por mesa duket kur je i zhytur thellë në baltë tenton të spërkatësh dhe të tjerët që absolitisht nuk kanë të bëjnë as me krimin e organizuar, as me trafiqet e drogës, as me kanabizimin e vendit. Këtë histori e kam dëgjuar dhe më parë, nga një akuzë e deputetit Braçe që e hodhi për herë të parë në tregun politik këtë tendencë për të instrumentalizuar një të pavërtetë dhe për ta përdorur atë si një shashkë në luftën politike.

Nuk ka asnjë dokument të firmosur nga Edmond Panariti, mund ti kërkoni. Ministri nuk është qiradhënës, nuk firmos Ministri kontrata qiraje. Ka komisione që mblidhen dhe marrin në shqyrtim kërkesat. Por edhe komisionet që kanë firmosur, nuk ka absolutisht asnjë dokument kontratë qiraje me persona në kërkim, persona në hetim, persona me precedent penal. Nuk ka të bëjë kjo me Klement Balilin që nuk është në asnjë nga dokumentat e kontraktuara nga Ministria e Bujqësisë. Këto janë lehtësisht të verifikueshme. Nëse do ta shtrish këtë histori për ta parë tek kushëriri i dytë, i tretë apo i katërt, unë nuk besoj se jemi në kohën e komunizimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-e-akuzoi-klement-balilin-panariti-kur-je-i-zhytur-ne-balte-tenton-te-sperkatesh-te-tjeret

Recommended