5 vjet burg për 5 gr hashash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Kultivoi hashash, dënohet me 3 vjet burg shtetasi Pjerin Çekaj"."Dënohet me gjashtë vjet burg bullgarja trafikante" "U kap me drogë, dënohet me 7 vite burg në Angli 29 vjeçari shqiptar" "Dënohet me 5 vjet burg gjimnazistja Emanuela L. për 5.9 gram hashash".Dënimet e mësipërme janë të vështira për t'u interpretuar por edhe një sy i lirë të bën të kuptosh se në masat e dënimit për përdorimin e drogave nga të lehta në të forta, ka nonsense ligjor. Rasti i Emanuelës, e dënuar në mungese dhe vijon të jetë në kërkim është ndoshta një moment për t'u ndalur. Adoleshentja është kapur me gati 3 cigare hashash në 9 prill të 2012 ne gjimnazin "Ibrahim Rugova" në Kamëz . Nga testet e mjekësisë ligjore, adoleshentja rezultoi jo përdoruese, para hetuesve deklaroi se marijuana ishte e të vëllait. Nëse Emanuela do te ishte një gjimnaziste në Kolorado, ne Washington apo në Holande ajo do te kishte vazhduar normalisht jetën, por jo në Kamëz të Shqipërisë dhe nuk do ishte e akuzuar për përdorim dhe shitje të lendes narkotike. Kreu i dhomës se avokateve Sajmir Visha tregon përpjekjet e dhomës për të ndryshuar ligjin. Avokati Vishaj shkon më larg duke thëne se është koha për të thyer një tabu dhe pse jo t'i themi Po legalizimit të drogave të lehta. Por a jemi gati ne si shoqëri për një hap të tille. Kjo padyshim i takon një debati të gjere publik. Ndërkohë që ne reflektojmë, Emanuela vijon të fshihet në ndonjë cep të Evropës, SHBA ka nisur prej kohesh procesin. Pas Washingtonit, shteti i dytë që legalizoj marijuanen ishte Kolorado. Në hartën e paraqitur, shtetet me ngjyrë jeshile janë ato që e lejojnë me një recete nga mjeku. Ndërsa një pjesë e vogël kryesisht republikanet të cilët njihen si me konservator vazhdojnë të bëjnë rezistence. Sipas një sondazhi të CCN shumica e amerikanëve janë pro legalizimit. Po ne a jemi gati të pyesim?

Recommended