Rama: 3 vjet burg kush hyn në fushën e futbollit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama dhe Federata e Shqiptare e Futbollit kanë zhvilluar këtë të hënë një takim ku kanë diskutuar në lidhje me sigurinë, reformimin dhe modernizimin e kushteve në stadiumet shqiptare.Takimi mes palëve erdhi pas vendimit të Federatës dhe shoqatës së Arbitrave për të bojkotuar zhvillimin e kampionatit pas episodit të dhunës në ndeshjen Kamza-Laçi.Në fjalën e mbajtur kryeministri Rama, deklaroi se qeveria do të ndërhyjë në kodin penal dhe kushdo që do të hyjë në fushën e lojës do të dënohet me 3 vjet burg.Ai tha gjithashtu se krahas burgosjes personat që do të kalojnë vijat e bardha do të përjashtohen përjetë nga pjesëmarrja në stadiume.Ai theksoi gjithashtu se Policia dhe FSHF në rastet e këtyre episodeve nuk duhet t?ia hedhin topin njëra-tjetrës.Ai tha se do të ngrihet një grup i përbashkët pune mes qeverisë dhe federatës me qëllim që të reformojnë futbollin në vend ndërsa nuk I kurseu dhe akuzat në drejtim të klubeve.Rama deklaroi se klubet e futbollit I paguajnë lojtarët me 30 mijë lekë rrogë me qëllim që të shmangin taksat.

Recommended