Vrasja e Ardian Nikulajt/ Porositësi u tradhëtua

  • last year
Gjashtë personat që kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin tashmë janë në kërkim dhe po ndiqen procedurat urgjente për të dërguar letërporositë në drejtim të Portugalisë për vrasësin dhe të Britanisë së Madhe për 5 të tjerët, porositën shqiptar Edmond Haxhia dhe 4 britanikët.
Ministri Manja ka thënë kete te enjte se sapo prokuroria t’i ketë gati, Ministria e Drejtësisë do t’i nisë sa më shpejt.
Nderkaq në orët e vona të pasdites të së mërkures, Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesen e prokurorisë, duke caktuar ndaj tyre masat e sigurisë "Arrest në burg".
Ndërkohë që bëjnë me dije se Edmond Haxhia është tradhëtuar pikërisht nga e fejuara e tij.
Ajo ka treguar të gjitha lëvizjet e të akuzuarve. Ajo ka dëshmuar se të gjashtë i ka parë në fshatin Kakarriq bashkë. Ajo ka patur dijeni për prezencen e shtetasve të huaj në shqipëri dhe shoqërinë e tyre me Edmond Haxhinë, duke treguar në polici të gjitha lëvizjet e tyre. Haxhia është pikasur gjithashtu nga kamerat kur mori në aeroport 5 të huajt
Dëshmia e të dashurës është faktuar edhe nga këçyrja e kamerave të sigurisë, duke çuar në zbardhjen e plotë të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, që deri në këtë fazë hetimesh rezulton të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë që ai ka pasur me fisin Lekstakaj. Po verifikohen disa të tjerë si të përfshirë në ngjarje, po merren në pyetje dhe po mbahen në vëzhgim.


#vrasje #lezhë #shengjin #denim #policia #gjykate #gjyq #arrest

Recommended