Nora Malaj për Report TV: Formulari i vetëdeklarimit për COVID-19, juridikisht i gabuar!

  • 3 years ago
TIRANË- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është ndalur të flasë për disa çështje në nisje të këtij viti të ri shkollor, ku nuk i ka kursyer edhe këshillat për Ministrinë e Arsimit e cila ka përpara një sfidë të vështirë. Pikë së pari, ajo e ka cilësuar formularin COVID që duhet të plotësojnë prindërit dhe fëmijët para se të shkojnë në shkollë si një vendim i gabuar, juridikisht jo korrekt. Ajo pranon që është i nevojshëm një komunikim i tillë, por kjo përgjegjësi nuk duhet t'i ngarkohej prindërve dhe fëmijëve. Sipas saj, duhej të ngrihej një grup i posaçëm mjekësor që të bënte vlerësimin në bazë të simptomave.

"Kemi kohë që shkollën e kemi kthyer në një institucion që prodhon letra, plotësojnë dosje pa fund, shteti vendosi t'u japë një formular dhe për gjendjen e tyre shëndetësore, përgjegjës janë janë prindërit. Është mjet i gabuar, i nevojshëm për të vendosur raportin për menaxhimin e situatës, por jo në këtë format, juridikisht jo korrekt. Thjesht një letër ku nuk kanë kompetencën institucionale. Historia nuk fillon dhe mbaron te Tirana.  Për situatën e deklarimit duhet të ndërtojë një institucion që lidhet me mjekun që mund të vihet në shkolla dhe ai të krijojë raport apo për të parandaluar këto rastet e vështira", tha Malaj.

Në intervistën për gazetaren  e Report Tv, Danjela Maloku, Malaj ka pasur kritika të forta për Ministrinë e Arsimit, duke thënë se drejton nga Facebook edhe në këtë situatë që është shumë e vështirë menaxhimi.

"Kryefjalë duhet të ishte besimi, viti akademik starton sot dhe nuk e dimë se si COVID do të agravojë situatën, besim midis mësuesve dhe punës së tyre se është hera e parë që provohet jo si profesion, por si mision që bëhet i pamundur nëse nuk do të ndihmohet nga Ministria, nga Komiteti, prindërit që me frikërat e tyre mund të cenojnë procesit, politika që të mos bëjë deklarata politike. 126 mijë nxënës më pak, jemi në një situatë të rëndë ku flasim për ikje masive të shqiptarëve. Sot shkolla gjendet në një situatë të turbullt dhe të paqartë. Nuk ka një udhëzim për raportin arsimor, programi, nëse do bëhen të gjitha lëndët. Do të kërkojë prezencën e prindërve gjatë gjithë kohës. Është hera e parë që nis pa daljen e ministrisë së Arsimit, ka kohë që drejtohet në Facebook që është gjëja më absurde. Mund të ndodhte gjatë pandemisë, por në rastin konkret nuk mund të ndodhte se është përgjegjëse për standardet dhe duhet të marrë përgjegjësi të lartë dhe të japë besim se në fund të ditës fëmijët i kanë sytë te ky institucion.

Recommended