Opinion Plus - Majko: Nje parti qe kerkon zgjedhje te parakohshme, nuk mund ta shpalle brenda vetes

  • 3 years ago
#OpinionPlus| #Pandeli Majko #BlendiFevziu (9 Prill 2007)

Kongresi i 9-të i Partisë Socialiste ka patur kontradikta midis dy grupeve me pikëpamje të ndryshme për zhvillimet brenda kësaj partie dhe kryesisht me ato që lidhen me kongresin e ardhshëm zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ishte i ftuar në emisionin ?Opinion Plus? për të folur mbi të çfarë ndodhi në të vërtetë brenda kongresit.

?Në Kongresin e PS sot është bërë një debat i parapërgatitur. Nuk është një debat që filloi thjesht i lidhur me çështje emrash apo të momenteve zgjedhore, por ishte i lidhur me çështje të brendshme të PS, të problemeve organizative, të mënyrës se si mendonim një varg problemesh. Nëse mund të thuhet kështu, si një eksperiencë e parë e politikës së brendshme të një partie u diskutuan dhe tema, të cilat nuk mund të konsiderohen kaq partiake për metodologjinë e të parit të gjërave në politikën shqiptare. Elementë të cilët u trajtuan me goxha sinqeritet nga të gjitha palët që kishin opinione të kundërta. Nuk ka patur asnjë dhunë në kongres, këtë mund t?jua garantoj unë. Mund të ketë patur ndonjë moment replikues të ashpër, por asnjëherë tejkalim të kësaj natyre?.

Majko theksoi se thelbi i debatit ishte për formën dhe mënyrën e organizimit të Partisë Socialiste dhe jo për rikthimin e mundshëm të Fatos Nanos në krye të saj, siç aludohet në media.

?Thelbi i debatit është që ne mendonim se duhej pak më shumë kohë sa i përket diskutimit të problemeve, që mund të diskutoheshin në mënyrë më të hapur, mund të gjehej kohezioni sa i përket disa elementeve, për të cilat kishte opinione të ndryshme, qoftë për sa i përket analizës së problematikave me të cilat ballafaqohej PS. Ne ishim realisht në një cilësi të re pas zgjedhjeve lokale të 18 Shkurtit dhe mendonim që kishim të bënim me elementë që duhej të na ruanin qendërzimin si lojtarë kryesorë të opozitës në fushës.

Sipas mediave, kongresi që do të bëhet në Maj i bie që arsyen kryesore e ka mos kthehet Fatos Nano, gjë që s?është aspak e vërrtetë. Ishte një debat konstruktiv për formën dhe mënyrën e organizmit të PS. Kemi mendime të ndryshme sa i përket kësaj forme në balancën midis të emëruarve dhe të përfaqësuarve dhe disa veprime, për të cilat ne kemi shprehur mospëlqimin tonë?.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha gjithashtu se ai është kundra zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë.

?Një parti që kërkon zgjedhje të parakohshme nuk mund të shpallë zgjedhje të parakohshme brenda vetes. Mendoj që ky është një princip. Një parti që po luan në fushën e lojës për zgjedhje të parakohshme, të shpallë zgjedhje të parakohshme brenda vetes janë dy gjëra të cilat nuk shkojnë me njëra-tjetrën. Megjithatë ky diskutim për ne ishte shumë i rëndësishëm, edhe për mua në raport me veten. Ajo që u realizua sot si debat për mua është shumë herë më i suksesshëm se sa një rezultat votimi i hapur.

Ne kishim rënë dakord me kolegët dhe menduam se kjo ishte gjëja më e mirë, që të bë...

Recommended