Mungesa e ujit ne spitalin Infektiv te femijeve - (24 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ky është Infektivi në spitalin e fëmijëve të Tiranës. Këtu janë shtruar pacient deri në 14-vjeç me sëmundje ngjitëse si Turbekulozi, Meningjit, etj. 100 fëmijët që ndodhen këtu përbëjnë rrezik për ta përhapur sëmundjen e tyre edhe tek të tjerët, prandaj kërkohet shumë higjiena, por elementi kryesor i pastërtisë uji, mungon prej një muaji. Shefi i repartit të Pediatrisë prof.dr. Durim Bebeci shpjegon.

Mjeku Durim Bebeci:- ?Shkaku është tepër banal është djegia e një pompe. Riparimi i të cilës nuk kushton më shumë se 5 mijë deri 10 mijë lekë të reja. Përpjekjet tona si mjek kanë shkuar bosh, nga administrata nuk kemi asnjë përgjigje. Fëmijët shtrohen, bëjmë përpjekje për t?i diagnostikuar dhe mjekuar, por mendoni për nivelin e higjenës në spital?.

Me bidona nëpër duar, nënat dhe baballarët e fëmijëve të sëmurë, furnizojnë këtu edhe kuzhinën dhe shërbime të tjera të spitalit. Doktor Bebci tregon se një bamirës ka dashur ta rregullojë pompën pa lekë, por pompa ka shkuar pranë drejtorisë dhe pret radhën për t?i bërë shërbimet e duhura./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended