Top News - Itali/ Shtyhet deri në tetor gjendja e jashtëzakonshme
  • 4 years ago
Qeveria italiane planifikon ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila i lejon qeverisjen me dekret pa qenë nevoja për aprovim parlamentar, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të partive opozitare.


?Ekzekutivi do të marrë vendimin për zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në 31 tetor, por pasi të njoftojë parlamentin?, tha ministrisë i shëndetësisë Roberto Speranza. Kryeministri Giuseppe Conte do t`i informojë më vonë zyrtarisht senatorët për këtë lëvizje e të njëjtën gjë do të bëjë dhe të mërkurën në parlament. Qeveria italiane fillimisht e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fund të janarit me qëllimin t`I lejonte ministrave përballjen me krizën e koronavirusit.

Ajo duhet të zgjaste 6 muaj, dhe përfundon në fund të korrikut. Sipas një ligji të vitit 1992, ekzekutivi mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për ?fatkeqësi natyrore, katastrofa apo evente të ngjashme, të cilat duhet të përballohen me mjete dhe fuqi të jashtëzakonshme? edhe pa dritën jeshile të ligjvënësve dhe në një rast të tillë, ajo mund jetë në fuqi për 12 muaj. Por opozitarë si Matteo Salvini pretendojnë se ? nuk ka emergjencë shëndetësore?. Sipas kreut të Legës, ?kush kërkon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, është armik I Italisë?! Giorgia Meloni, lidere e partisë së ekstremit të djathtë ?Fratelli d`Italia?, deklaroi disa kohë më parë se ? janë gati të ngrenë edhe barrikada në rrugë? kundër zgjatjes së mëtejshme të situatës së emergjencës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#TopChannel
Recommended