Gjyqi i firmes piramidale Gjallica - (17 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj firmës Gjallica, avokatët e tre të pandehurve, Gani Kadria, Shemsie Kadria dhe Fitim Gërxhalliu, kanë debatuar me prokurorin dhe ekspertët që kanë bërë raportin kontabël. Pretendimit të Shemsie Kadrisë se në momentin që ajo është larguar nga presidente e Gjallicës, ka pasur vetëm 20 milion dollarë borxh, prokurori i çështjes i ka paraqitur një procesverbal inventarit të firmosur edhe nga vetë Shemsie Kadria, të Janarit ?96.

Rezultatet e inventarit tregonin se gjendje në para, 9 muaj para falimentimit, Gjallica ka pasur vetëm 8.2 milion dollarë. Ndërkohë që inventari i kartelave të huamarrjes flet për një borxh huaje mbi 155 milion dollarë. Dokumenti i inventarit firmosur nga Shemsie Kadria dhe Fitim Gërxhalliu është administruar si provë shkresore pranë gjykatës.

Vetë Shemsie Kadria ka vënë në dyshim sot inventarët e bëra për paratë e Gjallicës, qoftë dhe të firmosura prej saj. Pasi për një kohë të gjatë paratë janë shënuar në fletore, ka deklaruar vetë e pandehura Kadria./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended