Zyrtare/ PS kërkon hapjen e listave dhe garanton: Dakordësia e 5 qershorit nuk preket
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Socialiste deklarohet pro hapjes së listave por nga ana tjetër garanton se nuk do të preket asnjë prej amendamenteve të kodit të ri zgjedhor të dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtë kuvendit.

Qëndrimi u bë publik sot nga kryeministri Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat.

Balla: Qëndrimi zyrtar i grupit parlamentar të PS është se ne jemi dakord në parim me tre ndryshimet e propozuara. Na rezulton se shqiptarët duan jo vetëm të shprehin një votë për partinë dhe kryetarin e partisë, por edhe një votë parapëlqyese për njërin prej kandidatëve në listën e secilës prej partive që marrin pjesë në zgjedhje. E mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare.Mbështesim një hapje të listave.

Gjithçka është dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit nuk do të preket. Kodin zgjedhor është depozituar në 1 korrik, me 15 korrik komisionin i ligjeve do ti diskutojë, nuk do të preket asnjë prej amendamenteve. Janë dy procese që ecin në mënyrë indipendente nga njëra-tjetra.

Edi Rama: Pas një procesi të gjatë dhe të vonuar për reformën zgjedhore. Arsyet e vonesave i dini.Në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjitha rregullave të procedurës qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes së bërë me opozitën jashtëparlamentare, qoftë dhe nisma e opozitës parlamentare.


Qëndrimi i PS vjen vetëm një ditë pas 6 deputetë të opozitës parlamentare deklaruan votën e tyre pro miratimit të kodit të ri zgjedhor të dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/rama-sot-ne-13-00-qendrimi-i-ps-per-permbylljen-reformes-zgjedhore-ne-parlament/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended