Testi PCR në kufi, Zemaj: Vendim i nxituar, vështirëson qarkullimin e qytetarëve
  • 4 years ago
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Zemaj vlerëson se vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për hyrjen e shtetasve të Kosovës në vend me PCR test negativ pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave. Zemaj indinjatën e tij e ka adresuar edhe tek përfaqësia diplomatike në Shkup. Ai kërkon që ambasadori Gjergj Dedaj të shprehë shqetësimin e autoriteteve të Kosovës për mungesën e bashkëpunimit.

?Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë?, deklaroi Arben Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, Kosovë.
Të dhënat e siguruara nga Alsat dëshmojnë se në dy javët e fundit, përkatësisht pas hapjes së kufijve në Maqedoni të Veriut kanë frekuentuar rreth 49.050 qytetarë nga shtetet për të cilët kërkohet PCR test. Numri më i madh i tyre ka qenë nga Kosova 29. 495 qytetarë, Serbia 18.814 qytetarë, nga Bosnja 615 qytetarë ndërsa nga Mali i Zi vetëm 123 shtetas.

Kosova 29495
Serbia 18814
Mali i Zi 123
Bosnja 615

Shtetasit e këtyre vendeve të rajonit në hyrje duhet të plotësojnë formular përmes të cilit e tregojnë dhe garantojnë vendin ku do të qëndrojnë. Shtetasve që transitojnë nuk iu kërkohet PCR test, por obligohen që vendin ta lëshojnë brenda 5 orëve dhe nuk kanë të drejtë të dalin nga autostrada apo rruga rajonale. Kjo masë nuk vlen për qytetarët e Maqedonisë të cilët kalojnë pikat kufitare në këto shtete.

Adrian Kerimi
Recommended