Policia është detyruar të ndërhyjë për të shpërndarë tre protesta këtë të mërkurë. Tubimi i Shoqatës së Transporteve dhe ai i studentëve është konsideruar i paligjshëm, kjo për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe në Gjirokastër djemtë e labërisë janë detyruar të përballen me forcat e rendit.
Një ditë pas alarmit të kryeministrit Edi Rama policia ka nisur aksionin. Në të gjithë territorin forcat e rendit janë angazhuar në kontrolle, por dhe për ndalimin e tubimeve.
Policia është detyruar të ndërhyjë edhe në shpërndarjen e protestave. Në kryeqytet
Unioni i Shoqatave të Transportit me thirrjet "Duam punë, duam bukë" tubuan para Ministrisë së Infrastrukturës, ku policia i paralajmëroi se tubimi ishte i paligjshëm.
Edhe kur protesta u zhvendos para Ministrisë së Ekonomisë, ku kërkuan mbështetje financiare, policia u kërkoi të largohen, e më pas ndërhyri për ti shpërndarë.
Po në kryeqytet, një grup studentësh, u tubuan para Ministrisë së Arsimit ku dorëzuan një peticion për anulimin e tarifës vjetore pasi nuk kanë frekuentuar shkollën për shkak të virusit dhe tërmetit tragjik. Edhe këtu policia e konsideroi protestën të paligjshme.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/policia-shperndan-protestat
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Be the first to comment