Fati i Basketbollit, Korab Llazani interviste ne Sport Plus

  • 4 years ago
I ftuar në programin Sport Plus, në Televizionin Klan Plus, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani shpjegoi arsyet përse sportet në ambientet e mbyllura nuk lejohen të rinisin aktivitetin.

Të gjitha klubet e Superligës së Basketbollit janë dakord që verdiktet e kampionatit 2019-2020 të vendosen në parket, por autoritetet shtetërore të Shëndetësisë hezitojnë të japin konsensusin e tyre.

Në një linjë me organizmin ndërkombëtar, FIBA, Federata Shqiptare ka miratuar edhe një protokoll të detajuar për masat e sigurisë shëndetësore.

Me shpresën për të marre një leje nga Ministria e Shëndetësisë, klubet dhe Federata e Basketbollit vendosën shtyrjen e datave të përfundimit të kampionatit dhe trofeve të tjera të sezonit. Sekretari i Përgjithshëm i FSHB, Llazani, foli më në detaje mbi këto tema.

Klan Plus

Recommended