Avdullah Hoti do të jetë kryeministri i Kosovës, merr 61 vota - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e re në Kosovë, me në krye Avdullah Hotin, u votua këtë të mërkurë në Kuvend.Deputetët dhanë 61 vota pro për të, çka do të thotë se Hoti do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.Në këtë mënyrë, Avdullah Hoti zë vendin e Albin Kurtit, i cili u shkarkua me mocion mosbesimi të iniciuar nga partia aleate në qeveri, LDK.I propozuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka paraqitur këtë të mërkurë prioritetet e qeverisë së tij në seancën parlamentare nëse votohet nga deputetët.Ai foli për dialogun me Serbinë, luftën kundër koronavirusin dhe rimëkëmbjen ekonomike. ?Krahas këtyre, do të jenë edhe forcimi i shtetit, avancimi i Demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë, marrjen e përgjegjësive për dialogun në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-të.?Mes të tjerash, ai theksoi se me të kryeministër nuk do të ketë ndryshim të territoreve.?Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit.?Lidhja Demokratike ka arritur marrëveshjen për kabinetin e ri qeverisë me partitë AAK, Nisma socialdemokrate dhe partitë e minoriteteve. Sipas kësaj partie, janë siguruar të paktën 61 vota te nevojshme për te votuar qeverinë e re. Ndërkohë, Partia Demokratike nuk do të votojë pro qeverisë së re.
------------------------------------------------------------------
Subscribe:
https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended