Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Sekuestrimi i pasurive të Giovanni Di Cosimo/ Zbulohet bashkëpunëtori shqiptar

Top Channel Albania
Top Channel Albania
4 days ago|0 view
Prokuroria Speciale, ndryshe SPAK ka dhënë më shumë detaje lidhur me sekuestrimin e pasurive të Giovanni Di Cosimo, një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë.


Ai është arrestuar në Shqipëri dhe hetimet për të po kryhen nga të dy vendet Italia dhe Shqipëria. Për të janë ngritur disa akuza, që nga vrasja dhe krijimi i grupit të strukturuar kriminal.

Për pasuritë e tij është vendosur sekuestrimi, ndërkohë që sot SPAK ka dhënë detaje të reja lidhur me sekuestrimin e pasurive të shtetasit italian. Nga hetimet rezulton se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (Alias Hakorja) ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqipëri dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme janë bërë verifikime pasurore, për shtetasin Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe për familjarët e tij.

Në përfundim të hetimeve pasurore janë konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i një fabrike për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, afro 6 mijë metra katror sipërfaqe toke dhe objekti i ndërtuar në thuajse gjysmën e saj, 5 automjete si dhe dy llogari bankare me afro 50 milionë lekë.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar me datë 11.02.2020 nga strukturat e policisë gjyqësore dhe pasuritë e sekuestruara janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, deri në përfundimin e procesit gjyqësor për konfiskimin e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GiovanniDiCosimo#BledarSeferi#TopChannel

Browse more videos