Alarm edhe në Greqi/ Autoritetet gati për shfaqjen e rasteve me koronavirus
  • 4 years ago
Autoritetet greke janë në gjendje të lartë gatishmërie pas shfaqjes së disa rasteve të koronavirusit në Gjermani, Francë, por edhe në Turqi.


Specialistët vendas madje nuk kanë përjashtuar faktin që nëse virusi do të vazhdojë të përhapet me ritmin e sotëm, shumë shpejt do regjistrohen rastet e para të personave të infektuar edhe në Greqi.

Ndaj edhe ministri grek i Shëndetësisë në një sëre masash të qeverisë ka bërë me dije të martën,disa spitale në qytetet e mëdha të vendit në të cilat janë krijuar dhomat e veçanta të trajtimit të personave të mundshëm të infektuar. Gjithashtu janë planifikuar edhe ekuipazhet e ambulancave të veçanta si dhe maskat dhe uniformat speciale.

Sa i përket kryeqytetit spitalet e përcaktuara për këto raste janë, Sotiria, Evagjelizmos, spitali universitar Atikon si dhe Thriasio i Elevsines, ndërsa në Selanik është përcaktuar spitali Axepa.

Gjithashtu në pjesën tjetër të vendit janë në gadishmëri ambiente dhe personel në spitalet e Larisës, Aleksandrupolit, Janinës, Patrës dhe Kretës.

Ndërsa në aeroportin e Athinës ka disa ditë që funksionin një ekip mjekësor me gjithë aparaturat dhe ambientin e duhur, prej fillimit të kësaj jave Greqia ka ndërprerë gjithë fluturimet drejt qyteteve kineze.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#CoronaVirus#TopChannel
Recommended