Pas dy ditësh izolohet zjarri në Gramsh, shefi i zjarrfikëses: U dogjën 15 hektar
  • 4 years ago
Pas dy ditësh është shuar zjarri që kishte përfshirë malin e Koshnicës në Gramsh. Edhe pse ditën e djeshme por edhe sot forcat zjarrfikëse ndërhynë me mjete rrethanore zjarri fillimisht ishte i pamundur që të shuhet për shkak të erës së fortë.

Zjarrfikësit e Gramshit bënë thirrje për ndihmë, kësaj thirrje i janë përgjigjur shumë vullnetarë dhe zjarrfikësit e Elbasanit dhe Cërrikut. Kështu zjarri është izoluar dhe flakët nuk rrezikojnë që të përhapen më shumë.
Recommended