Murrizi si Basha, preferon mazhoritarin: Mbështeta listat e hapura se s'desha të bëj bajraktarin
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Deputeti, Myslim Murrizi, ashtu si kreu i PD-së Lulzim Basha duket se ndajnë të njëjtën preferencë për llojin e sistemit zgjedhor.

Murrizi: Unë vetë personalisht preferoj mazhoritarin. 10-15 kandidatë kokë më kokë, qytetarët ta dinë se kush është ai që do ti përfaqësojë ata, të votojnë drejtëpërdrejtëme emër që të kenë lidhje me të.

Ai thotë se u rreshtua pro listave të hapura sepse shumica e grupit parlamentar vendosi ashtu.

Murrizi: Nuk dua të bëj bajraktarin si Rama me Bashën. Ajo që më ka habitur kohët e fundit është zbythja e aleatëve. Katër deputetë kanë qenë në listat e PD, Ndoka, Shehu, Mediu, Dule. Kanë qenë në një linjë dhe ata për ta ndryshuar këtë sistem zgjedhor. Kur thanë se i mirë është ky sistem nëse bëhen zgjedhjet në qershor u habita. Nëse duan sisteme në bazë të temperaturës së kohës kur bëhen zgjedhjet kjo është qesharake. Ky sistem ka vrarë demokracinë.

Me këtë sistem edhe unë po të jem kryetar partie të pëlqen vetja dhe kthehesh në neodiktator. Ndaj Rama qeveris me karavidhe që nuk kanë asnjë përgjegjësi për votuesit e majtë të këtij vendi. 9 ministra nuk dinë se çfarë është elektorati socialist, kanë ardhur se i njeh Rama. Të duket sikur po rivalizon me të madhin Zot. Ky harbutllëk ndodh si në PS dhe PD.

Ai është i sigurtë se nëse qytetarëve u sigurohet mundësia të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend, 70 % e deputetëve që kanë qenë dhe janë aktualisht nuk do të mund të futen dot më në sallën e Kuvendit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/murrizi-si-basha-preferon-mazhoritarin-mbeshteta-listat-e-hapura-se-sdesha-te-bej-bajraktarin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended