Me shpresë te SPAK/ Qytetarët kërkojnë t’ju jepet zgjidhje tokave të vjedhura
  • 4 years ago
Pritshmëritë për Prokurorinë e Posaçme SPAK janë të larta, dhe qytetarët po e shprehin këtë gjë me denoncime të cilat kanë filluar ti depozitojnë pranë zyrave të prokurorisë anti korrupsion dhe antikrimit të organizuar. Disa qytetarë kanë dorëzuar kallëzime sa i takon çështjes së pronave. Të tjerë kërkojnë hetime për prokurorë dhe gjyqtarët dhe të tjerë kërkojnë ende drejtësinë e pagjetur.


Arben Myzeqari është njëri nga denoncuesit që ka shpresë tek SPAK . Ai kërkon hetime për një varg akuzash por në vetvete lidhen me një pronë shtetërore në Fier me sipërfaqe 460 metra katrorë.

Myzeqari:

Kam kallëzuar për veprën ?organizatë kriminale?, kam kallëzuar kundërshtarin tim që kam prej 8 vite e gjysmë që luftojmë me të dhe prokurorë dhe gjyqtarë pasi nuk kemi të bëjmë thjeshtë me krimin e vjedhjes së pasurisë private, por më shumë unë tani do të luftoj për pronë shtetërore.?

Myzeqari ka testuar më herët disa prokurori e tashmë mendon që çështjen e tij mund ta zgjidhe vetëm SPAK.

Anila: Pse ke pritshmëri nga SPAK-u?

Unë kam pritshmëri nga SPAK, sepse është i vetmi institucion i cili do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm te Amerika kam shpresë dhe mundësisht ti shisja të gjitha dhe të ikja.

Anila: Të kanë lodhur?

Jashtë mase (me lot në sy), më kanë lodhur dhe padrejtësisht. Sepse thonë që e drejta e vonuar është e mohuar, mua më është mohuar e drejta. Unë tani nuk kërkoj më drejtësi, unë kërkoj vetëm zbardhjen e të vërtetës.

Sikurse 55 vjeçari , kallëzime dorëzuan gjatë ditës edhe qytetarë të tjerë, mes tyre Vilson Çobani i cili prej vitesh ankohet në të gjitha gjykatat për gjyqtarët e prokurorët, ndërsa përmes avokatit të tij dorëzoi kallëzim penal edhe Arber Çekaj i cili pretendon se i kanë falsifikuar te dhënat e hyrje daljeve nga sistemi tims.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Prokurori#TopChannel
Recommended