Frikë nga një lëkundje tjetër, disa qytetarë në Tiranë vendosin ta kalojnë natën në makina
  • 4 years ago
Frika për një lëkundje tjetër, ka bërë që një pjesë e qytetarëve në Tiranë ta kalojnë natën në makinat e tyre. Anash rrugës tek Unaza e Re ka makina të shumta me familje brenda tyre, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe kanë zgjedhur që natën ta kalojnë larg banesave të larta.

Po ashtu raportohet se edhe tek Bulevardi i Ri në Tiranë ka shumë familje që me batanije në krahë janë mbledhur së bashku për të kaluar natën jashtë.

Ndërkohë lëkundjet e tërmetit vijojnë ende, ku vetëm pak më parë u regjistrua një tjetër goditje 3.7 ballë.
Recommended