Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

“O Zot njeri më të paedukatë nuk kam parë”/ Sherr mes Eni Vasilit dhe Ngjelës: S’na lë rehat njëherë, nuk e njeh tregun

Dosja. al
2 days ago|228 views
Tiranë– Një debat të ashpër ka pasur mbrëmjen e djeshme mes Eni Vasili dhe Spartak Ngjelës, në “Open” ku është diskutuar për gjendjen pas tërmetit.

Gjatë diskutimit për propozimin që qytetarët e pastrehë, të futen në banesat që do të gjejë qeveria, nuk kanë munguar edhe fyerjet mes tyre.

DEBATI:

Ngjela:Më dëgjo me vëmendje, janë 30 mijë banesa. Ja 30 mijë euro njëri, janë 900 milionë euro. Ju lutem edhe njëherë, nëse shteti ka këto para t’i blejë dhe t’ua japë njerëzit. Ky është një shtet i drobitur. Këta nuk na dalin dot nga kriza. I kanë këta 1 miliardë euro këta? Dini aritkmetikë ju, 30 mijë herë 30 mijë bëjnë 900 milionë euro.

Vasili: A s’e kemi shifrën e saktë.

Ngjela: Ju ma dhatë shifrën të lutem zonjë tani.

Vasili: Stoku është kaq, jo nevoja.

Ngjela: Le ta mbarojë gjithë këtë. Dale moj zonjë, s’na lë rehat njëherë. Nuk e kuptoni dot se nuk e njihni ju tregun.

Vasili: Po fol, vetëm ju e njihni tregun.

Ngjela: Nuk humbet shteti, pompohet pararja.

Vasili: E thamë pra… O zot njeri më të paeduaktë nuk kam parë.

Browse more videos