Partizani kualifikohet ne Champions
  • 5 years ago
Partizani u kualifikua në turin e tretë të Champions League e volejbollit të femrave. Skuadra kampione e Shqipërisë fitoi dhe takimin e dytë me boshnjakët e Brcko të mërkurën në Lukavac, por me rezultatin 3-2.
Duke marrë setin e parë vajzat e Partizanit i shtuan presionin kundërshtareve. Sfida ishte e luftuar deri në fund. Sllovakia Romana Hudecova realizoi 21 pikë për ekipin shqiptar, duke u shpallur edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes. Një sukses që në debutim për Partizanin që do të luajë me Vasas Budapest në fazën tjetër.
Ekipi hungarez ka histori në pjesëmarrjen në kupat e Europës. Vasas eliminoi nga gara Luka BAR të Malit të Zi me dy fitore 3-0. Një përballje më e vështirë për Partizanin. Ndeshja e parë me Vasas do të luhet 23 Tetor në Budapest, ndërsa ajo e kthimit më 31 Tetor në Tiranë.
Recommended