Ora News - Aksident tek kryqëzimi i Patokut: Makina përplaset me masivin e betonit, 4 plagosen

  • 5 years ago
#rtvora
Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash mëngjesin e sotëm duke shkaktuar një të vdekur dhe 4 të plagosur.

Aksidenti i parë u shënua në autostradën Fushë Milot - Thumanë, te Mbikalimi i Patokut.

Mjeti Ford humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Katër personat që ndodheshin në mjet janë sjellë me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar. Aksidenti u shënua rreth orës 09:00

Aksidenti i dytë u shënua në fshatin Hajmel. Një makinë përplasi një këmbësor i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Viktima është identifikuar si Zef Uka, ndërsa drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet RR.B është ndaluar nga policia.

Efektivët blu po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dy-aksidente-brenda-pak-minutash-1-i-vdekur-4-plagosen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended