Klosi publikon shifra: 850 mijë turistë të huaj. Liruam 30 mijë m2 plazh vetëm në Durrës
  • 5 years ago
DURRËS-Nga aksioni anti-informalitet në qarkun Durrësit janë liruar 30 mijë m2 plazhe publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga pronarë biznesesh.

Ditën e sotme është mbledhur Task Forca, ku të pranishëm ishin ministri Blendi Klosi dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako. Kjo e fundit vuri në dukje se këtë sezon turistik parashikohen të grumbullohen 10 milion lekë më shumë, krahasuar me një vit më parë.

?Nëse vjet janë mbledhur 40 milionë lekë, këtë vit parashikohen 50 milionë lekë të reja?- tha Sako duke siguruar se aksioni do të vazhdojë në të gjithë vijën bregdetare. Deri tani janë liruar hapësira në plazhin e madh, sektorin Rinia, Currila dhe shkëmbin e Kavajës.

Duke folur me gjuhën e shifrave, ministri Klosi evidentoi që në muajin gusht ka pasur një rritje të turistëve të huaj që kanë ardhur drejt Shqipërisë.

"Numri i pasaportave të huaja që kanë hyrë deri më sot për muajin gusht është rritur me 10% krahasuar me gushtin e një viti më parë, duke shënuar 850 mijë pasaporta të huaja deri më 17 gusht", tha Klosi.
Recommended