Kreolet e Ballkanit shfaqet ne Beograd

  • 5 years ago
Shqiptarët kanë qenë shpesh të ftuar në këtë qendër kulturore për të bërë shfaqje. Mysafiri kësaj radhe është I njohur për publikun. Aktori Enver Petrovci ka jetuar në kryeqytetin e Serbisë deri në vitin 1994. Dikur nuk i janë dashur festivalet për tu duartrokitur nga publiku. Fansat e Petrovcit nuk mungojnë në Beograd.

Por, tani ai udhëheq me pasardhësit nga Prishtina e Tirana në shfaqjen e tij që personifikon gjitha persijatjet e shumë popujve në Ballkan, heroizmat dhe tradhtitë. Petrovci thotë se kultura ka rolë të vështirë për obligativ për të afruar popujt dhe shkëmbimi bëhet për pasurim shpirtërorë dhe jo për tu mbushur me urrejtje.

Por, sa e lehtë është kjo kur në qytetin e dikurshëm të tij tani Petrovci nuk ikën nga fansat, por shëtitet me mbrojtjen e policisë pavarësisht se dikur ky vend ka qenë shtëpia e tij. Petrovci thotë se është situatë absurd.

Dikur skena e Beogradit ka qenë e rëndësishme jo etëm për aktorët nga Kosova, por e tërë Jugosllavia. Kulturë më të ndryshme vëren aktori, por tani thotë se aktorët e rinj tregojnë sukses në cdo qendër dhe mund të shkojnë nga Prishtina në botë. Është krenarë për ta. Vetëm koha shëron plagët.

?Kreolët e Ballkanit? është shfaqja e Petrovcit, të cilën e ka shkruar shumë vite para luftës, por që në fakt parasheh ngjarje që më vonë kanë ndodhur. Në kushtet që shfaqja do të jepet në kryeqytetin serb parashikimi I së ardhmes duket se do të ketë ende shfaqje të vështira.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended