Protestat, oferta e Ramës dhe si do të votonin sot/ Sot në Report Tv sondazhi i dytë i 'GPF'-së
  • 5 years ago
Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e dyte mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të qershorit. sonte në orën 20:00 ne emisioni Repolitix do të mësoni se si janë përgjigjur shqiptarët për ofertën e kryeministrit Rama bërë opozitës për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit .

Cfarë mendojnë shqiptarët për strategjinë e opozitës për të vazhduar protestat ?

Si do të votonin sot shqiptarët për zgjedhjet vendore dhe cila do të ishte vota e tyre nëse do të duhej të shkohej në zgjedhje të parakoshme?

Gjithashtu nje tjeter ceshtje pjese e ketij sondazhi lidhet dhe me qasjen qe kane votuesit nese opozita do te bojkotonte zgjedhjet e 30 qershorit?

Edhe ne mbremjen e sotme i ftuar special do të jetë Roberto Baldassari, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research.

Figura e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri.

Edhe në sondazhin e dytë (kliko ketu per te lexuar te parin) i ftuar special do të jetë Roberto Baldassarri, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research. Figura e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri.
Recommended