Reagimi i Naim Abazit kur kupton se Mihrija eshte shtatezane_

  • vor 5 Jahren
Një lajm i papritur ka ndodhur në familjen e çiftit të mirënjohur në Kosovë, Naim Abazi dhe Mihrie Braha. Ajo që askush në Kosovë nuk e ka pritur se do të ndodhë, ka ndodhur.

Festa e 11 vjetorit të Pavarësisë do të nisë me një super lajm, që ka të bëjë më Mihrie Braha e cila në prag të shënimit të përvjetorit jubilar të Pavarësisë ka ngelur shtatëzënë.

Lajmin për Kukuneës e ka bërë të ditu një burim i afërm me familjen dhe kemi kuptuar se Mihrie Braha e ka marrë vesh para disa orësh se ka ngelur shtatëzënë, edhe pse ka disa ditë që ka pasur dilema.

“Edhe pse kushtet historike për të ngelur shtatëzënë tashmë janë pjekur por Naimi nuk e besonte. As Tukulukat jo. Por ja ndodhi. Mihrie Braha është shtatëzënë dhe të gjithë janë shumë të lumtur dhe janë angazhuar që ti ofrojnë Mihries kushtet e duhura që të ketë shtatëzani të shëndetshme”, ka thënë ky burim.

Mihrie Braha me gjithë respektin për popullin shqiptar që mezi e kanë pritur këtë koncert ka kërkuar falje për anulimin e pjesmarrjes së saj, por ka shprehur shpresën që do ta hasë në mirëkuptim pasi që shtatëzania e saj është një moment historik për Kosovën.

Empfohlen