Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Zjarr ne kopshtin e femijeve

RTV KLAN
RTV KLAN
11 months ago|0 view
250 fëmijë të kopshtit ?Besëlidhja? si dhe nxënësit konviktor të Shkollës Profesionale në Lezhë kanë përjetuar momente paniku teksa një zjarr përfshiu në orët e para të mëngjesit mencën e godinës ku ata ndodheshin.

Zjarri ra në katin e parë të ndërtesës 3-katëshe rreth orës 6:20 minuta ndërsa fëmijët sapo kishin mbërritur aty.

Situata u normalizua shpejt falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve që bënë edhe nxjerrjen e fëmijëve dhe dërgimin e tyre në shtëpi.

Sipas drejtorit të Arsimit në Bashkinë e Lezhës, Ardian Laçi, shkëndija elektrike që shkaktoi rënien e zjarrit mund të ketë ardhur prej mbingarkesës në rrjet.

Ndërkohë po punohet që gjithçka t?i kthehet normalitetet brenda ditës së nesërme.

Tv Klan

Browse more videos