Report Tv-FNSH zbarkon në Divjakë, dy të arrestuar nga kontrollet blic

  • 6 years ago
Komisariati i Policisë Divjakë i mbështetur edhe nga FNSH Fier kanë zhvilluar një operacion mbrëmjen e djeshme për arrestimin e personave në kërkim duke realizuar kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugore.

Nga operacioni janë arrestuar dy persona; Dionis Gjini 25 vjeç, banues në Divjakë, që ishte në kërkim për "Mashtrim" e "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë? dhe Eris Mëhilli 28 vjeç, i cili ishte dënuar nga gjykata e Apelit në Shkodër me 1 vit e 4 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Category

📺
TV

Recommended