Search
Library
Log in
Watch fullscreen
3 years ago

Xing me Ermalin/ “Qepe gojen tende te qelbur”, Bleona Qereti sherr me rojen gjate xhirimit te klipit

RTV KLAN
RTV KLAN
Bleona Qereti ishte sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? Tv Klan. Gjatë emisionit këngëtarja rrëfeu momente nga xhirimi i klipit ?I don?t need your love? teksa tha se ka bërë sherr me rojen.

Këngëtarja tregoi se roja kishte hequr prizën e ndriçimit ku po xhirohej klipi dhe në këtë moment ajo kishte dalë në ?stil shqiptar? siç e quan këngëtarja dhe e kishte ?sqaruar?. Në videon e regjistruar Bleona duket e acaruar dhe dëgjohet t?i thotë rojes ?qepe gojën tënde të qelbur?.

?Videoklipi ?I don?t need your love? ishte problematik sepse në momentin e fundit roja i derës u lodh dhe donte të ikte në shtëpi. Në këtë moment hoqi prizën sepse tha kjo është një këngëtrae që unë nuk e njoh dhe unë heq prizën dhe iki. Në këtë moment unë i dola në stil shqiptar dhe e sqarova. Dhe duke qenë se ai na prishi videon u krijua pak konflikt, dola unë në atë zërin tim dhe e sqaruam punën dhe xhiruam videon. Por në momentin që nuk i vë pikat mbi ?i? njerëzit nuk të respektojnë. Unë e nisa me të mirë dhe dola me të keq. S?kisha si të veproja ndryshe. Për mua respekti është shumë i rëndësishëm?, tha këngëtraja.

Ndërkohë në videon e regjistruar gjatë xhirimit të klipit ajo dëgjohet t?i thotë këto fjalë rojes:

?Ti je paguar për të bërë punën, prandaj po të shoh ashtu. Mjaft. Laje gojën tënde të qelbur kur flet me mua. Gjithsecili duhet të njohë pozicionin e tij në këtë punë, le të xhirojmë dhe të shkojmë në shtëpi. Dhe qepe gojën tënde të qelbur. Mos më fol ashtu. Mjaf. Ti se merr parasysh që unë jam artiste dhe duhet të jem e frymëzuar. Kam ardhur që në 4 të mëngjesit  dhe ti nuk po e mendon këtë. Kjo është jeta ime dhe këta njerëz punojnë për mua. Ti more lekët për këtë punë dhe unë nuk e prisja këtë reagim prej teje. Të lutem mos më kërko të falur, nuk kam nevojë për të falurën tënde. Ti ishe gati të më prishje videon. Kështuqë lëre me kaq dhe të xhirojmë. Nuk dua të të dëgjoj?./tvklan.al

Browse more videos

Browse more videos