Thaçi në Real Story: Tregon “kufijtë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sokol Balla: Si e përktheni ju në terma konkret korrigjimin e kufijve? Pak ditë më parë në një letër publike, ju për herë të parë folët për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën si një rezultat i mundshëm i kësaj negociate.Hashim Thaçi: Realisht në si Kosovë kaluam tash 11 vite të bërjes si shtet i pavarur dhe sovran në një proces krejt të koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe partnerët e tjerë. Sot jemi njohur prej 116 shteteve dhe jemi antarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare. Tani jem në një fazë që po kalojmë një ?status quo? që për mua personalisht dhe nga këndvështrimi se si unë i shoh gjërat, edhe në rrafshin kombëtar por edhe në atë ndërkombëtar, është një vendnumërim që shënon regres dhe jo lëvizje përpara. Kosova ka nevojë për një lëvizje më të shpejt, më substanciale në veçanti atë të konsolidimit në rrafshin ndërkombëtar për tu reflektuar dhe në aspektin e brendshëm, prandaj duke marr parasysh se duhet lëvizur më shpejt drejt NATO dhe BE por dhe të jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por duke marr parasysh dhe mesazhet e qarta të Samitit të vendeve të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofie, ku na u tha qartë, të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor se BE është duke punuar për modernizim dhe reformim të vetes, dera është e hapur por ndërkohë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do integrohet pa i zgjidhur problemet e veta të ndërsjellta. Tani, e di gjithë bota që problematika Kosovë-Serbi është e mbyllur në kuptimin e konflikteve dhe luftës, apo mund të themi i luftës por si konflikt i ngrirë ekziston dhe mendoj që nuk është e mjaftuesme, për bindjen time, vetëm të jemi të lirë në Kosovë dhe të jemi të pavarur. Ne mund ta përmbyllim misionin tonë kur të realizojmë dhe objektivin tonë të tretë, dmth lirinë e kemi fituar, pavarësinë e kemi por të antarësojmë vendin në NATO dhe në BE, për këtë arsyje mendoj që është i nevojshëm, është i domosdoshëm një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë që nënkupton njohjen reciproke. Si mund të ndodh njohja reciproke? Unë nuk besoj që duhet të zgjohet nga gjumi ndonjë lider i Beogradit do të marr ndonjë vendim që me vullnetin e vet ta njohi pavarësinë e Kosovës, por kjo mund të arrihet përmes negociatave serioze, përmes dialogut serioz, përmes një procesi natyrisht të ndjeshëm dhe një kompromisi që do të mund të çonte të dy vendet drejt një situate in-in, që nënkupton njohjen reciproke. Njohja reciproke pastaj ka përparësitë e veta për Kosovën për të cilat mund të flasim edhe gjatë emisionit. Të tjerët që mendojnë që nuk është koha për dialog, nuk është koha për negociata, nuk është koha për marrëveshja, mendoj që janë të gabuar, pasi sa më shumë që shtyhet kjo marrëveshje çmimi më i lartë do jetë edhe për ne edhe për Serbinë. Një marrëveshje Kosovë-Serbi, një marrëveshje paqësore definitivisht mendoj që nënkupton më tepër paqe dhe stabilitet në të...

Category

📺
TV

Recommended