Ora News - Organizohet puna në Berat për parandalimin e zjarreve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kodrat e gjelbërta, zonat muzeale çdo vit janë nën rrezikun e zjarreve në Berat. Kjo problematike e përvitshme është shoqëruar edhe me mungesën e rrugëve dhe pamjaftueshmërinë e mjeteve zjarrfikëse për përballimin e situatave.

Gati çdo vit në Qarkun e Beratit gjatë verës janë regjistruar dhjetra raste të rënies se zjarrit, të cilat kanë lënë nga pas sipërfaqe të shkrumbuara. Për ti paraprirë kësaj situate drejtoria e zjarrfikëses në Berat, ka marrë një sërë masash.

Drejtoresha e zjarrfikëses në Berat: "Është hartuar një plan masash për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik 2018. Po mbajmë në gatishmëri mjetet dhe pajisjet zjarrfikëse që disponojmë, për të cilat janë kryer shërbimet e nevojshme për përballimin e situatave për shuarjen e zjarreve"

Sipas saj një punë e mirë është bërë dhe për funksionimin e hidranteve në zonat muzeale, të cilat kanë munguar dhe kanë vënë në rrezik shumë banesa muzeale në rastet e rënies së zjarreve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/organizohet-puna-ne-berat-parandalimin-e-zjarreve

Recommended