Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Hetimet për vrasjen e policit në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania
VizionPlusAlbania
last year|3 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfshija në trafikun e drogës në Spanjë është një nga pistat ku policia ka përqendruar hetimet për vrasjen e dyfishtë një ditë më parë në Shkodër.



Edhe pse kanë kaluar mbi 24 orë nga ekzekutimi mafioz i Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, policia ende nuk ka asnjë të dhënë mbi identitetin e autorëve.



Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një subjekti privat pranë banesës së çiftit, ndërkohë që materiali filmik është dërguar në Tiranë ku priten të zbulohen të dhëna lidhur me identitetin e autorëve.



Nga ana tjetër hetuesit nuk kanë përjashtuar pistën e vrasjes së Bërcanës për shkak të detyrës që ka kryer më parë në radhët e policisë. Hetuesit kanë mbledhur të dhëna sipas të cilave 30 vjecari ka qenë një efektiv jo korrekt në detyrë. Gjatë kohës që ka shërbyer në polici ai dyshohet se bashkëpunonte me një grup të rrezikshëm kriminal ndaj dhe për këtë ndaj tij kishte nisur procedim disiplinor. Për këtë arsye 30 vjecari u transferua në Pukë si inspektor e pas pak kohe dha dorëheqjen.



Për hetimin e detyrave  që ka mbajtur 30 vjecari hetime po kryen dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërsa  drejt Shkodrës udhëtoi dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, por edhe ai i krimeve të rënda Eduart Merkaj.



Pasi kryen ekzekutimin autorët të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona u larguan me automjetin tip benz të cilin e dogjën në afërsi të fshatit Dobrac. Nga ekspertiza balistike doli se vrasja e dyfishtë u bë me një armë automatike tip Mp5. Fatmirësisht nga ngjarja mbeti i palënduar fëmija i tyre dy vjeçar i cili qëndronte në sedijen e pasme. Pas krimit i cili ndodhi rreth orës 1 pas mesnate, fëmija ka dalë në sedijen e përparme dhe ka qëndruar me prindërit e vdekur deri në orën 6 të mëngjesit, derisa ka mbërritur policia që e gjeti në krahët e nënës së tij.

Browse more videos