Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Ora News- Kolonja kalon edhe këtë verë pa ujë të pijshëm

Ora News Lajme
Ora News Lajme
last year|0 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e investimeve dhe amortizimi i rrjetit të ujësjellësit do të lërë pa ujë edhe këtë verë banorët e Kolonjës. Drejtori i Ndërrmarjes së Ujësjellësit në Korcë thotë se puna për rrjetin e ri do të nis në muajin shtator.

Edhe këtë verë banorët e Kolonjës do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në çezmat e tyre. Shkak i kësaj situate të mbartur prej 25 vitesh është amortizimi i rrjetit të ujësjellësit por edhe mungesa e investimeve.

Igli Radomi: Jemi duke punuar, situata nuk paraqitet fort mirë sepse dhe rrjetet janë të amortizuar. Në qytetin e Ersekës ka pothuajse 25 vite që nuk është bërë asnjëherë ndërhyrje, po ashtu paraqitet situata dhe për fshatrat që ka rrethi i Kolonjës.

Drejtori i Ndërrmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Korcë Igli Radomi thotë se në muajin shtator do të nisin punimet për rrjetin e ri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kolonja-kalon-edhe-kete-vere-pa-uje-te-pijshem

Browse more videos