Aksident i rëndë në Shkodër, përplasen dy automjete, 7 të plagosur, shoferi nxirret pas 90 minutash
  • 6 years ago
SHKODËR- Dy makina u përplasën ?kokë më kokë? rreth orës 20:00, ndërsa 7 persona janë plagosur, 2 rëndë dhe 5 raportohet se janë jashtë rrezikut. Mjetet e përfshira në aksident janë një ?Fuoristradë? ku udhëtonte familja Ndreka me 5 anëtarë që banon në Gurin e Zi dhe një ?Benz? me dy persona.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti tip ?Fuoristradë? është spostuar duke përfunduar jashtë rrugës. Dy personat që ndodheshin te makina tip ?Benz? janë nxjerrë menjëherë dhe janë dërguar në spital, nga ?Fuoristrada? u nxorën gruaja me tre fëmijët, por jo kryefamiljari, që po drejtonte makinën.

Pas mbi një orë e 30 minuta është nxjerrë nga makina nga zjarrfikësja edhe Viktor Ndreka, i cili ishte i bllokuar pas aksidentit. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes në momentin që zjarrfikësja po punonte për të nxjerrë nga makina drejtuesin e ?Fuoristradës?.

Viktor Ndrenka së bashku me njërin nga famijët, E. Ndreka 6 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë. E ndërsa vajza është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar te Spitali i Traumës, i ati ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. Të plagosuri e tjerë ndodhen jashtë rrezikut. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës.
Recommended