Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Report TV - Tym i kuq te tuneli në Klos, nis zyrtarisht puna për 'Rrugën e Arbrit'

Report TV
Report TV
2 years ago|0 view
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbi 85% e fondit të projektit ?1 miliardë dollar? do të shkojë për investime në veri.

Nga Klosi, ku ishte i pranishëm në aktivitetin për çeljen e punimeve të ?Rrugës së Arbrit?, tha se veriu do të ketë vëmendjen e qeverisë, duke ju përgjigjur kështu ish-kryeministrit Sali Berisha se ?Rama e urren veriun?.

?Hajgarja? nuk pushon, ?Rama urren veriun?. Mbi 85% e fondit të ?1 miliardëve? shkon në veri, nga Tirana e lart. Janë dhe një sërë aksesh tjera strategjike që do të ndërtohen. Rrugët tona do të jenë ?HD? dhe jo si rrugët e Saliut.

Kryeministri Edi RamaMë tej, kryeministri Rama akuzoi qeverinë e Berishës, duke thënë se nuk bëri asnjë rrugë, por la vetëm një gropë të madhe me borxhe. Sipas tij, ?Rruga e Arbrit? do të lidhë Klosin me Tiranën për 30 minuta.

Rrugët ekzistojnë, por janë në gjendje të mjerueshme. Nëse do ishin bërë gjërat me mend e projekte, Rruga e Arbrit do të kishte përfunduar 10 vjet më parë. Qeveria që e premtoi me më shumë fuqi e ulërima, jo që nuk e përfundoi, por vetëm sa e pickoi, siç bëri në të gjithë Shqipërinë, duke lënë një gropë të madhe borxhesh.

Ne kemi paguar deri në fund të 2017 37 miliardë dollarë për kilometrat e rrugëve. Ata jepnin tendera, merrnin mbrapsht votat dhe linin rrugët. Ne likuiduam të gjithë detyrimet, por ndërtuam dhe 320 km rrugë. Ne i morëm në dorë rrugët, lamë borxhet dhe i ndërtuam hap pas hapi, e do të vazhdojmë të ndërtojmë. Edhe rruga në Rrogozhinë është një turp, ku ecin bashkë ?Mercedes? me lopën.

Browse more videos