Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

De-euroizimi, Zusi: Të monitorohen flukset e parasë, çakordim total

Ora News Emisione
Ora News Emisione
last year|0 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të pazakonte dhe tejet të rrezikshme pëër ekonominë e ka cilësuar Alban Zusi zhvlerësimin me 4.5% të euros në harkun e 2 muajve në vend.

Në një intervistë për edicionin qëndror të lajmeve në Ora News, Presidenti i Qendrës së Eksporteve Shqiptare thotë se duhet të krijohet me urgjencë një ekip për të menaxhuar situatën, qoftë edhe për të riparë strategjinë e de-euroizimit.

Zusi: Duhet të krijohet menjëherë një ekip për të menaxhuar këtë situatë. Për të analizuar nga po vinë këto para, si po hynë, cilat janë arsyet, cilat janë mjetet dhe instrumentat për ta menaxhuar. Amerika kur u fut në krizë me instrumenta monetarë dhe financiarë arriti të zhvlerësojë monedhën e saj dhe doli nga kriza. Edhe vende të tjera bëjnë ktë njëjtat politika, edhe ne ndoshta duhet të fillojmë të zbatojmë të njëjtat politika. BSH nuk duhet të futet në ekspertizën e financierëve por BSH mund të ndërhyjë për të blerë euron, përt të kontrolluar të gjitha kanalet e futjes së euros në treg si bankat, të gjitha agjensitë e këmbimit valutor sepse janë burim shumë i rëndësishëm i futjes së euros në treg. Të monitorojnë flukset e parasë se ka një çakordim total, nuk është normale. Nuk është normale të zhvlerësohet euro me 4.5% në harkun e dy muajve. Të shihet strategjia e de-euroizimit nëse edhe ajo ka pasur impakte. Nuk është çëshje që zgjidhet nga 1-32 apo 3 njerëz, këtu ka nevojë për tu ulur një ekip me 10-15 ekspertë për të analizuar të gjitha shkaqet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/de-euroizimi-zusi-te-monitorohen-flukset-e-parase-cakordim-total

Browse more videos