Veliaj në Forumin Botëror të Urbanistikës, Tirana një nga 3 nga qytetet që ka pësuar ndryshime
  • 6 years ago
Tirana është përzgjedhur nga Forumi Botëror i Urbanistikës, si një nga 3 qytetet që, bashkë me Newcastle-in e Australisë dhe Panama City-n e Panamasë, ka pësuar më shumë ndryshime vitin e fundit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Kuala Lumpur të Malajzisë, si i ftuar në Forumin Botëror të Urbanistikës për të prezantuar arritjet dhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitin e fundit.
Në fjalën e mbajtur në forumin ku morën pjesë drejtues vendorë, investitorë, organizata joqeveritare dhe ekspertë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm urban, kryebashkiaku Veliaj prezantoi projektet transformuese të Tiranës dhe vizionin për të ardhmen. ?Jam shumë i lumtur që Tirana është përzgjedhur si një nga 3 qytetet që ka pasur më shumë ndryshime në vitin e fundit në Forumin Botëror të Urbanistikës. Jam shumë krenar për këtë. Gjithashtu, jam i ndërgjegjshëm se kemi ende shumë punë për të bërë, por sot ishte një mundësi për të treguar se me pak vullnet, me dëshirë dhe me një bashkëpunim nga i gjithë komuniteti, duke filluar nga fëmijët deri te pensionistët, mund të kemi qytetin e ëndrrave tona?, tha Veliaj, duke nënvizuar bindjen se ky ritëm i punëve në Tiranë, e radhit atë në një nga qytetet që kanë realizuar shumë ndryshime dhe reforma në një periudhë të shkurtër.
Recommended