Report TV - Vendimi i qeverise per pronat, Tabaku: Zyrtarizohet grabitja
  • 6 years ago
Partia Demokratike e ka cilësuar antikushtetues vendimin e qeverisë për pronat. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e djathtë, Jorida Tabaku, deklaroi në një dalje për media, se me këtë vendim qeveria vulosi vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm.

Sipas saj, vendimi është një shtojcë e ligjit famëkeq, që po zbatohet në mënyrë abuzive, duke injoruar Gjykatën Kushtetuese, që rrëzoi disa pika të rëndësishme të ligjit një vit më parë.
Deklaratë e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku:
Edi Rama miratoi këtë javë një vendim të Këshillit të Ministrave që vulos vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm. Vendimi është një shtojcë e ligjit famëkeq që po zbatohet në mënyrë abuzive duke injoruar Gjykatën Kushtëtuese, që rrëzoi disa pika të rëndësishme të ligjit një vit më parë.
Recommended