Report TV - Akuzat e Prokurorisë ndaj Tahirit, Meta: Jetë të gjatë Gjykates Kushtetuese
  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, teksa merrte pjesë në 25 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i shtetit është përgjigjur shkurt, duke shmangur komentet për zhvillimet e pritshme lidhur me këtë çështje. "I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese", ka qenë përgjigjja e Metës për gazetarët. Kreu i Shtetit ka marrë pjesë në konferencën për 25 vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese ku mori pjesë kryeministri Edi Rama si dhe përfaqësues të trupit diplomatik ndër ta edhe ambasadori Donald Lu.
Recommended