Takimi i Bashës - Biznesi i vogël në Kavajë në alarm: Po u fut TVSH-ja, ulëm qepenat
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pronarë dhe të punësuar në biznesin e vogël në Kavajë, të cilët shprehen kundër futjes së tyre në skemën e pagesës së TVSH, pasi kjo sipas tyre do ti çojë drejt falimentimit për shkak të rritjes së shpenzimeve.
Po ashtu kjo, do ti detyrojë të rrisin çmimet, që do të thotë se konsumi do bjerë dhe ata do humbin klientelën.
?Kam dalë që në 6.30, thotë Aliu, një tregtar peshku, nuk kam shitur gjë. Lek s?ka, gjë s?ka. Fukarallik dhe gazepllik gjithandej. Me na rrit taksat, do të ul qepenin. Që në ditën e parë që do thonë u miratua, do të ul qepenin dhe të iki?.
Basha: Ka edhe një rrugë tjetër.
?Rruga tjetër, të ngrihet populli atje. Ta shkundim një herë e mire?, thotë Aliu.
Dashi ka një biznes të vogël në qendër të qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/biznesi-i-vogel-ne-kavaje-ne-alarm-po-u-fut-tvsh-ja-ulem-qepenat/