Report TV - Qato:Emërimin ministre e mora vesh nga Tv, ja meraku i Ramës
  • 6 years ago
"Emërimin ministre e mora vesh nga Tv, kryeministri Rama kishte merak klimën ndaj biznesit". Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato në emisionin "Repolitix" me gazetarin Denis Minga në Report Tv. Qato tha se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama deri në mbledhjen e Asamblesë së PS ditët e fundit të gushtit kur edhe u zyrtarizuan emrat e qeverisë "Rama 2" ku ajo do të emërohej ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.

"Jo nuk e dija. E mora vesh në televizor. Është përgjegjësi e madhe, pasi ka sfida shumë të mëdha. Është vlerësim shumë i madh. Përgjegjësia është shumë e madhe. E kam lexuar si të tillë këtë mesazh, kështu do e përkthej në veprimtarinë time", u shpreh Qato.

Ajo flet për sfidat e kabinetit të saj ku padyshim, tha ajo, prioritet kyç mbetet përmirësimi i klimës së biznesit dhe thithja e investimeve të huaja.
Recommended