VOSKOPOJA

  • 6 years ago
Shtëpitë dhe hotelet e reja, restorantet dhe rrugët e rishtruara me kalldrëm, të thonë se qyteti i vjetër ka nisur të rikthehet pas gati 340 vitesh. Çdo ndërtesë me gurë të skalitur në ngjyrë të kuqërremtë, si ato të Kishës se Shën Kollit, mban të njëjtën trajtë ndërtimi. Por edhe pse panorama e e sotme nuk ka asgjë te përbashkët me gravurën e vitit 1742 , ky fshat i bukur ka shumë për të ofruar.